Plagoset një person në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në Malishevë, ku më pas edhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:25, në Malishevë, raporton Zeri.info.

“Malishevë 10.01.2025 – 03:25. Është raportuar se në një lokal, ka ndodhë një rast plagosje me armë zjarri. Viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë. Lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka dorëzuar një armë me gaz me shtatë (7) fishekë kal.9mm dhe një gëzhojë fisheku me gaz e cila armë dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit, i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri