Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë: Bashkë mund të sjellim ndryshimin për Kosovën
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.
Lushaku-Sadriu ka thënë se bashkë me diasporën mund të bëhet ndryshimi për Kosovën.
Ajo ka thënë se vota e diasporës e bën diferencën.
“Të dashur bashkatdhetarë, Deri më 8 shkurt mund të votoni përmes postës. Bashkë mund të sjellim ndryshimin për Kosovën. Vota juaj bën diferencën!” – ka shkruar ajo në një video të publikuar në Facebook.
Ndryshe Jehona Lushaku-Sadriu kandidon me numrin 9 në zgjedhjet e 9 shkurtit.