Dua Lipa detyrohet të largohet nga Los Angeles
Këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Dua Lipa, është detyruar të largohet nga Los Angeles për shkak të zjarreve që kanë përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 29 vjeçe, bashkë me artistë të tjerë si James Bourne nga grupi Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, janë evakuuar ndërkohë që zjarret vazhdojnë të shkatërrojnë pjesë të mëdha të qytetit.
Bilanci tragjik i viktimave ka arritur në 10, ndërsa rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar. Ndër të prekurit nga zjarret janë edhe emra të njohur si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilëve u janë djegur shtëpitë.
“Absolutisht shkatërruese dhe të frikshme këto ditë në LA. Po mendoj për të gjithë miqtë dhe njerëzit që u detyruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre”, shkroi Dua.