Haxhiu njofton se do të mbështeten nga Qeveria gratë që janë të burgosura
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se viti 2025 do të jetë një vit që do t’u dedikohet plotësisht grave dhe vajzave të Kosovës.
Viti 2025 të jetë një vit që do t’u dedikohet plotësisht grave dhe vajzave të Kosovës.
Kemi ndërmarrë veprime që ndikojnë më mënyrë indirekte. Kemi ndërmarrë shumë veprime përveç strategjisë, kemi mundësuar ndihmë juridike falas për gratë dhe vajzat viktima të dhunës. Kemi ashpërsuar dënimet në Kodin Penal në rastet e dhunës në familje dhe dhunën në baza gjinore”, tha ajo. Ajo theksoi se duhet ta vazhdojmë punën dhe angazhimin pa u ndalur.
“Janë mbështetur vajzat me bursa, mbështetje për gratë që janë të burgosura. Në ekonomi përmes subvencionit për pajisje efiçience, masa të tjera që ndërlidhen me punësimin e grave. Në këtë vit do të angazhimin të lartësojmë kontributin e grave në shoqëri, është angazhim konkret për fuqizimin e grave dhe vajzave. Këto do të realizohen nga mbështetja institucionale”, ka thënë Haxhiu.
Ministrja Haxhiu po ashtu në këtë konferencë ka njoftuar se Qeveria ua ka ndarë 100 mijë euro familjarëve të veprimtarit të vrarë Enver Hadri për vrasjen e të cilit ka rifilluar një proces gjyqësor në Bruksel. Ajo tha se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, prandaj duhet ofruar mbështetje për familjen.