Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për ndarjen e 100 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike - mbështetjen financiare për familjarët e veprimtarit Enver Hadri.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, prandaj duhet ofruar mbështetje për familjen, transmeton Telegrafi.
“Dy të akuzuarit janë shtetas serbë, të cilët akuzohen se në vitin 1999 në Belgjikë kanë kryer vrasjen, ndërsa i akuzuari i tretë po ashtu ish-pjesëtar i Inteligjencës Jugosllave, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tij. Ata ishin shpallur fajtorë dhe po trajtohet ankesa e tyre. Ky rast ka rëndësi historike për vendin, prandaj kemi vendosur ta mbështesim familjen”, tha ai.
Të akuzuarit për vrasjen e Hadrit ishin shpallur fajtorë para tetë vjetësh.
Ministrja po ashtu tha se Enver Hadri ishte vrarë gjatë vitit 1990.