Dy vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve në Prishtinë dhe Podujevë, nisin hetimet

Kanë nisur hetimet për dy raste të vdekjeve të dy personave, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Prizren.

Kjo është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë, ku në rastin në Prishtinë thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa turpi i pajetë i viktimës mashkull kosovar me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Po ashtu edhe për rastin në Podujevë thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Zëri