Haxholli: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Seanca e 5 dhjetorit, në të cilën u miratuan plot 18 ligje, doli të jetë e fundit për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Kosovës.
Kështu ka thënë Violeta Haxholli, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).
Sipas saj, dita e sotme do të jetë e fundit e legjislaturës së tetë në Kuvendin e Kosovës, rrjedhimisht do të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.
“Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës do të shpërndahet 30 ditë para zgjedhjeve, ashtu siç e parasheh Neni 66 i Kushtetutës së Kosovës, konkretisht paragrafi 2 i këtij neni. Prandaj mund të themi që të premten është dita e fundit e legjislaturës”, ka thënë Violeta Haxholli nga KDI-ja për Tëvë1.