Zëvendëssekretari amerikan, sot në Kosovë

Sot ndodhet për vizitë në Kosovë zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma.

Verma do të pritet nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.

“Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani pret në takim zëvendëssekretarin e Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndryshe, Verma ditë më parë në një postim në platformën X ka shkruar se me vizitën në tri shtete të Ballkanit kanë shprehur dëshirën për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam i gëzuar që do të udhëtoj këtë javë në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi për të rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ai.