Pas lëndimit përditësohet gjendja e Rodrigo Bentancur

Rodrigo Bentancur ka dhënë një përditësim nga shtrati i tij në spital pas një kolapsi të tmerrshëm gjatë përplasjes së Carabao Cup me Liverpoolin.

27-vjeçari ra në tokë vetëm gjashtë minuta pas fillimit të ndeshjes, pasi tentoi të largonte me kokë një goditje nga këndi.

Stafi mjekësor punoi me lojtarin e Tottenham Hotspur për gati 10 minuta.

Atij iu dha oksigjen dhe u vendos në një mbajtës të qafës përpara se të largohej nga fusha.

Bentancur që atëherë ka qetësuar fansat: “Gjithçka mirë djema”.

“Faleminderit për mesazhet. Urime për fitoren!”, thuhet në postimin e tij. /telegrafi

Videon mnd ta shikoni KETU: