Kurti uron republikanin Self për emërimin kryetar i Nënkomisionit për Evropën

Kryeministri Albin Kurti ka uruar kongresmenin republikan amerikan Keith Self për emërimin e tij si kryetar i Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Urime për emërimin tuaj si kryetar i Nënkomisionit të Komisionit të Punëve të Jashtme për Evropën. Mbështetja juaj për demokracinë dhe sigurinë rajonale është shumë e çmuar”, shkruan Kurti.

Tutje Kurti ndan pritjet e tij që të forcohet partneriteti Kosovë - SHBA.