Zyrtari i lartë i DASH-it takon kryeministrin Rama: Integrimi në BE, jetik për të ardhmen e Shqipërisë
Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma dhe e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takuan sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Tiranë.
Detajet i ka bërë me dije përmes një postimi ambasada e SHBA në Tiranë. Në reagim shkruan se ata diskutuan mbështetjen e jashtëzakonshme të Shqipërisë për refugjatët afganë dhe Ukrainën dhe se sa jetik është integrimi në BE për të ardhmen e Shqipërisë.
Zëvendës Sekretari Verma përgëzoi Shqipërinë për përzgjedhjen për një marrëveshje kompakte me MCC, një mundësi për të bashkëpunuar në një program për rritjen ekonomike teksa Shqipëria ecën drejt integrimit të plotë europian.