West Hami e shkarkon Lopeteguinin

West Ham ka shkarkuar trajnerin Julen Lopetegui pas vetëm gjashtë muajsh në krye të ekipit.

Ish-trajneri i Wolves, Lopetegui, 58 vjeç, u emërua në maj pas largimit të paraardhësit të tij, David Moyes. Ai zyrtarisht mori drejtimin më 1 korrik, por Hammers kanë arritur vetëm gjashtë fitore në Premier League gjatë kohës së tij si trajner.

Humbja 4-1 të shtunën ndaj Manchester City ishte disfata e nëntë në 20 ndeshjet e ligës këtë sezon, duke lënë klubin në vendin e 14-të, shtatë pikë mbi zonën e rënies.

Klubi ka zhvilluar bisedime me ish-trajnerin e Chelsea dhe Brighton, Graham Potter, për të zëvendësuar Lopeteguin fillimisht me një kontratë afatshkurtër.

Në një deklaratë të klubit thuhet:
“Pjesa e parë e sezonit 2024/25 nuk është në përputhje me ambiciet e klubit, prandaj klubi ka marrë masa në përputhje me objektivat e tij.”

West Ham gjithashtu ka ndërprerë bashkëpunimin me stafin ndihmës të Lopeteguit, duke përfshirë asistentin e tij Pablo Sanz, kreun e performancës Oscar Caro, analistin kryesor Juan Vicente Peinado, trajnerin e fitnesit Borja De Alba dhe trajnerin teknik Edu Rubio.