Festoi Krishtlindjen ortodokse duke shtënë me armë, arrestohet një person dhe sekuestrohen tri armë

Policia të martën, rreth orës 10:00, është njoftuar se përmes një videoincizimi janë parë disa persona duke festuar me rastin e Krishtlindjeve ortodokse në fshatin Cerkolez të Istogut dhe duke shtënë me armë zjarri.

Policia më pas ka identifikuar të dyshuarin, i cili kishte shtënë me armë, i njëjti gjatë bisedës me zyrtarët policorë ka deklaruar se ka edhe armë të tjera në shtëpi.

“Në koordinim me prokurorin e Shtetit, në shtëpinë e pësonit të dyshuar nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar:

Një armë pistoletë CZ 75B

Dy karikatorë të së njëjtës armë

Një pushkë gjysmautomatike M57 7.62 mm

Një pushkë gjuetie”, njoftuar Policia.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit lirohet në procedurë të rregullt. /Zëri