Nisin hetimet për një vdekje në Novobërdë

Një person ka vdekur të hënën në Novobërdë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar dërgohet në IML për obduksion.

Nuk janë dhënë më shumë detaje për rastin në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri