Peci: Kurti e sakrifikoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës për qëllime elektorale

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, tha se kryeministri Albin Kurti e ka sakrifikuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për qëllime elektorale.

“Kurti realisht e sakrifikoi anëtarësimin në Këshillin e Evropës për qëllime elektorale”, tha Peci.

Ai tutje tha se të “njëjtën gjë është duke e bërë edhe opozita”.

Këtë Peci e tha duke komentuar deklaratat e Kurtit, i cili dje tha se “Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Duke folur për situatën në veri të vendit, tha se partitë politike më shumë në programet për zgjedhjet e 9 shkurtit i kanë dhënë ekonomisë.

Ai vlerësoi se në këtë fushë, pra në atë të ekonomisë, dy partitë opozitare kanë kapacitete më të mëdha njerëzore sesa që ka pozita e tanishme.

Megjithatë, sipas Pecit, çështja në veri nuk duhet të injorohet.

“Sepse ky do të jetë problemi i parë për secilën qeveri që do të krijohet në të ardhmen, madje edhe opinion publik analistët pyetjen e parë që duhet të ia drejtojnë partive është se cili është plani për normalizimin e gjendjes në veri që neve të na hiqen sanksionet, opozita përpos aleancës nuk kanë qëndrim të qartë për sa i përket Asociacionit ,madje nganjëherë dinë të bëhen edhe ma radikal se vet qeveria, unë besoj se ky është një mashtrim i madh si nga qeveria edhe nga opozita sepse punën e parë kanë me pas këtë nëse dëshirojnë të ecin përpara”, tha ai.

Derisa foli edhe për certifikimin e Listës Serbe, gjë për të cilën kundërshtoi Vetëvendosja, Peci tha se veprimet e LVV-së me këtë gjë e ka forcuar Listën Serbe.

“Është dhurata më e madhe që VV-ja ia ka bërë Listës Serbe, e ka forcuar Listën Serbe me këtë dhe realisht i ka mbyt krejt ato iniciativa brenda korpusit politik të komunitetit serb që ka qenë tendenca për krijimin e një pluralizmi si të themi fillestar brenda këtij komuniteti, cka kemi bërë me këtë kemi bërë dy- tri gjëra, puna e parë e kemi forcu Listën serbe, e kemi mbyt potencialin demokratik edhe një herë brenda komunitetit serb edhe të tretën gjë kemi dhënë vet vetit poenë negativë në raport me bashkësinë ndërkombëtare edhe kjo do të hyjë në të gjitha raportet për Kosovën duke i përfshirë edhe ato për Këshillin Evropian edhe të BE-së, në anën tjetër I kemi dhënë Serbisë adutin që vetëm ajo me Listën Serbe janë mbrojtësit të komunitetit serb në Kosovë dhe që ne po dojmë me i heq prej rendit të ditës, dmth krejt ky petëz është bërë për idealin e 500 mijë votave duke i dëmtu në tërësi interesat nacioanle të Kosovës, për një grumbull votave Vetëvendosja ka zgjedhur që ta dëmtojë interesin nacional të Kosovës”, tha ai. /RTV21