Ministrat Sveçla e Krasniqi vizitojnë dy familje serbe me rastin e Krishtlindjes ortodokse

Ministri Xhelal Sveçla bashkë me ministrin Elbert Krasniqi kanë vizituar dy familje serbe në Shtërpcë.

Sveçla ka thënë se te familjet Illiq dhe Filipoviq ishin për t’i uruar me rastin e festës së Krishtlindjes ortodokse, transmeton Zeri.info.

“Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja!”, shkroi Sveçla. /Zëri