Interi gjen golin në fundin e pjesës së parë me Lautaro Martinez

Interi ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Milanit me rezultat 1-0, në finalen e Superkupës së Italisë.

Zikaltërit e nisën me rast të mirë, ku Lautaroi Martinez ishte afër të shënonte, por Malick Thiae ia largoi topin nga këmbët.

Tijjani Reijnders gjuajti bukur, por topi shkoi mbi portë.

Dimarco ishte afër të shënonte, por Mike Maignan bëri pritje të madhe.

Para se të mbyllej pjesa e parë në skenë doli Lautaro i cili nga afër shënoi për 1-0.

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më fortë, pasi që të dy skuadrat do të kërkojnë sërish golin. /Telegrafi/