Agjenti i Chiesas thyen heshtjen për thashethemet rreth për largimin të lojtarit nga Liverpooli

Agjenti i Federico Chiesa, Fali Ramadani, ka mohuar se italiani po kërkon të largohet nga Liverpool në afatin kalimtar të janarit, duke këmbëngulur se ai dëshiron të vazhdojë të përpiqet që të fitojë shanset e tij për të luajtur në klubin anglez.

Ish-anësori i Juventusit ishte kohët e fundit në qendër të spekulimeve të transferimeve pasi nuk po gjen kohë për të luajtur në Anfield nën drejtimin e trajnerit Arne Slot, ku Napoli ishte i gatshëm që ta merrte në formë huazimi për gjashtë muaj.

Megjithatë, pavarësisht se grumbulloi vetëm 18 minuta në Ligën Premier në tre muajt e tij të parë në klub, Ramadani tha se klienti i tij nuk është afër largimit nga Reds, të cilët ‘nuk synojnë’ ta lënë atë të largohet.

“Klubi nuk ka ndërmend të lërë lojtarin”.

“Federico mbetet në Liverpool dhe po kërkon një mundësi për të luajtur në të ardhmen. Kjo është ajo që unë mund të konfirmoj tani”, deklaroi agjenti shqiptar Fali Ramadani.

27-vjeçari u përpoq të qëndronte në formë gjatë muajve të tij të parë në Angli, por menaxheri i tij gjithashtu sugjeroi se ai kishte vështirësi për të mbajtur nivelet e intensitetit të shokëve të tij pasi humbi plotësisht para-sezonin me Juventusin verën e kaluar. /Telegrafi/