Kristjan Asllanit i ofrohet mundësia që të luajë më shumë, klubi i njohur i Serie A e do në skuadër

Kristjan Asllani, mund të largohet nga Interi, por jo edhe nga kampionati italian, pasi për të ka shprehur interesim skuadra tjetër e Serie A, Bologna.

Mediat të shumta italiane shkruajnë se Asllani i cili nuk luan rregullisht për Interin, mund ta shtyjë atë të transferohet te Bologna.

Aty ai mund të ketë më shumë hapësirë për t’u paraqitur në fushë.

Në Serie A, Asllani me fanellën e Interit ka nëntë paraqitje, kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve.

Ai ka luajtur 63 minuta në tri ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Te Shqipëria është prej më të rëndësishmëve. Ka shënuar tri gola në 29 ndeshje.

Me Interin ka kontratë deri në vitin 2028, e cila është rinovuar së fundmi. /Telegrafi/