Lirohet nga burgu në Serbi ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Daka

Është liruar nga burgu në Serbi veterani i UÇK-së Hasan Daka, i cili së bashku me Shkëlzen Dakën ishin arrestuar janarin e vitit të kaluar.

Pas arrestimit kishte reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, duke kërkuar lëshimin e tyre. Daka ishte arrestuar gjatë kohës sa po kalonte kufirin në Merdar për të shkuar në Itali.