Pritje nga një orë për të dalë nga Kosova në këto dy pika kufitare

Pritjet janë rikthyer në pikat kufitare, tash për të dalë nga Kosova.

Sipas raportit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet e ditur se pritje deri në një orë për të dalë nga Kosova ka në pikën kufitare të Merdarit dhe Dhehu i Bardhë, transmeton Zeri.info.

Sipas raportit, në pikat tjera qarkullimi po vazhdon normalisht.