Pika kufitare tek Dheu i Bardhë, 40 minuta pritje për të dalë nga Kosova
Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare te Dheu i Bardhë kanë shkuar deri në 40 minuta.
Kështu bëhet e ditur në përditësimin e bërë në ora 15:27 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Përveç Dheut të Bardhë, pritjet nëpër pikat e tjera janë më së shumti deri në 10 minuta.