Viti 2024, me më pak vrasje dhe vepra të tjera penale

Në vitin 2024 ka pasur më pak vrasje në krahasim me vitin paraprak.

Po ashtu viti 2024 ka qenë më i qetë sa u përket edhe veprave të tjera penale, shkruan Zeri.info.

Nga statistikat e Policisë, në vitin 2024 janë kryer 17 vrasje, ose 41% më pak sesa në vitin 2023, kur u regjistruan 29 sosh.

Po ashtu edhe vepra të tjera si lëndim i rëndë dhe i lehtë trupor, vjedhjet, grabitjet dhe kontrabanda kanë shënuar rënie gjatë vitit 2024.

Dhuna në familje mbetet shqetësuese edhe në vitin 2024, ku kishte rritje për 6% në krahasim me një vit më parë. /Zëri

Më poshtë, statistikat nga Policia e Kosovës: