Nënshkruhet kontrata në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan

Është nënshkruar kontrata në vlerë 2.7 milionë euro për renovimin e Palestrës së Sporteve në Gjilan.

Me këtë sportistët do të kenë kushte më të mira për të kryer aktivitetet e tyre.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni tha se fundviti po vjen me superinvestim në Gjilan.

“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë eurove, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t'u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha kryetari Hyseni.