Ambasadori Hovenier largohet nga Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova.

Hovenieri, përmes një postimi në platformën “X”, ka thënë se Anu Prattipati e ka marrë detyrën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

“Ambasadori Hovenier është larguar nga Kosova. Anu Prattipati ka marrë detyrën e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga llogaria e Hovenierit.