Kurti shpeshton vënien e gurthemeleve në prag fushate, sot ishte në Shtime për objektin e ri komunal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpeshtuar inaugurimet, prerjet e shiritave e vendosjen e gurthemeleve teksa zgjedhjet e 9 shkurtit po afrohen.

Sot bashkë me dy ministrat, Xhelal Sveçlën dhe Elbert Krasniqin, ai ka qëndruar në qytetin e Shtimes që drejtohet nga kryetari Qemajl Aliu, për të vendosur gurthemelin e objektit të ri të Komunës.

“Vendosëm gurthemelin e ndërtesës së re të Komunës së Shtimes. Ta gëzojmë! Aty, ishim bashkë me Kryetarin, Dr. Qemajl Aliun, ministrat Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqin, kolegë nga Kuvendi e Komuna. Ky objekt modern do t’i përmbushë kërkesat e qyetarëve tanë në Shtime. Vazhdojmë me shumë punë të tjera të reja e të mira”, ka shkruar Kurti.