Vdesin dy femra në Prizren, Policia po heton rastet
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy raste të vdekjeve të dyshimta që kanë ndodhur të premten në Prizren.
Rasti i parë ka ndodhur në Zhur të Prizrenit, ku është raportuar se viktima femër është gjetura pa shenja jete.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti i dytë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku viktima femër e cila ishte duke u trajtuar në spital, ka vdekur.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri