Policia apel shoferëve: Ngasja e shpejtë mund të jetë e fundit për ju

Policia e Kosovës ka kërkuar nga shoferët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Në një postim në Facebook, Policia thotë se gjatë festave të fundvitit mesatarisht brenda ditës ndodhin rreth 100 aksidente trafiku.

“Ngasja e shpejtë, mund të jetë e fundit për ju. Ndal ngasjen e shpërqëndruar”, thuhet në postimin e Policisë.