Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë [foto]

Gjatë dy ditëve të fundit Policia në Podujevë ka bërë të ditur se në katër raste të ndryshme, njësitë policore kanë sekuestruar katër armë zjarri, gjatë kontrolleve të realizuara tek persona të dyshuar, automjete dhe në një aheng.

“Këto veprime janë ndërmarrë në bazë të dyshimeve të bazuara dhe kanë rezultuar në eliminimin e rreziqeve të mundshme për sigurinë publike.Në një rast tjetër, zyrtarët policor të Podujevës kanë parandaluar një rrahje të planifikuar nga disa persona të mitur, pas hetimeve dhe dyshimeve të bazuara për një konflikt të mundshëm. Gjatë ndërhyrjes, janë sekuestruar armë të ftohta”, njofton Policia.

Të dyshuarit e të gjitha rasteve janë proceduar më tej në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit.

“Këto rezultate pasqyrojnë përkushtimin e Policisë së Kosovës për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e veprimtarive të paligjshme”, thuhet në njoftim. /Zëri