Një 27-vjeçare gjendet e vdekur në Zhur të Prizrenit, Policia jep detaje për rastin

Një vajzë është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në fshatin Zhur.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se e njëjta dyshohet se bëri vetëvrasje.

Viktima është rreth moshës 27 vjeçare.

“Sot me datë 27.12.2024 , rreth orës 11:10 policia është informuar se një person është gjet i varur ne fshatin Zhur, dyshohet se e njejta ka bërë vetvrasje, viktima është femër rreth 27 vjeçare. Posa është marr informata patrolla policore ka shkuar ne vendngjarje. Patrolla policore ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar ekipet e hetimeve dhe krimi teknika të cilët kane dale në vendngjarje. Ekipi i mjekësor i urgjencës  ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Bytyqi.