Shtëpia e Bardhë thotë se trupat e Koresë së Veriut po pësojnë shumë viktima në Ukrainë

Forcat e Koresë së Veriut janë duke pasë viktima masive në vijën e parë të frontit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, me një mijë prej trupave të tyre të vrarë ose të plagosur vetëm gjatë javës së fundit në rajonin Kursk të Rusisë, u tha gazetarëve të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Është e qartë se liderët ushtarakë rusë dhe koreano-veriorë po i trajtojnë këto trupa si të shpenzueshëm dhe i urdhërojnë ata për sulme kundër forcave ukrainase”, tha Kirby, duke e përshkruar ofensivën e trupave të Koresë së Veriut si “sulme masive, të zbërthyera”.

Kirby tha se presidenti Joe Biden ka të ngjarë të miratojë një paketë tjetër ndihme sigurie për Ukrainën në ditët në vijim, shkruan Reuters.