Kryeshefi i KOSTT-it thotë se problemet me rrymën do të vazhdojnë edhe javën tjetër

Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas takimit që pati me ministren Artane Rizvanolli dhe përfaqësuesin e KEDS, tha se sistemi elektro-energjetiik është duke u përballur me ngarkesa të mëdha.

Ai tha se “është duke bërë maksimumin që të operojë me kapacitet e tona”, ndërsa tha se ngarkesat më të mëdha janë në disa komuna të caktuara si Ferizaj, Malisheva e  Fushë Kosova.

Sipas Zeqirit, problemet me energjinë elektrike në disa rajone të Kosovës priten të zgjasin edhe gjatë javës së ardhshme.

“Problemi është i përkohshëm, pra vetëm në këtë javë dhe javën tjetër dhe pas kësaj pritet të çlirohen kapacitetet dhe të ulet ngarkesa dhe nuk do të ketë pengesa”.