“Espresso me Bedri Hamzën”: Mësimdhënësit do ta marrin pagën me rritje 50%

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën e tij “Espresso me Bedri Hamzën”, duke pirë kafe sot me një mësimdhënëse nga Ferizaj, me të cilën ka bashkëbiseduar për gjendjen në arsim.

Hamza ka premtuar se mësimdhënësit do ta kenë mbështetjen e duhur, me paga 50% më të larta dhe kushte më të mira të punës.

“Kafen e mëngjesit me Vitën, mësimdhënëse në Ferizaj, përkushtimi i së cilës për një arsim më të mirë është shumë frymëzues. Çdo hap që mësimdhënësit bëjnë nëpër klasa, çdo mësim që japin, çdo nxënës që frymëzojnë është një hap përpara për një Kosovë më të mirë. Unë do të sigurohem që ata ta kenë mbështetjen e duhur, me paga 50% më të larta dhe kushte më të mira të punës”, shkroi Hamza.