Tahiri: Kurti po e turpëron shtetin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dëmtim të imazhit të Kosovës.

Ajo ka treguar se një nga veprimet e pushtetit që ka dëmtuar imazhin e Kosovës është edhe “loja” me moscertifikimin e Listës Serbe.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kurti nuk ka luajtur ndonjë rol në lirinë e Kosovës.

“Lirinë e sollëm për gjithë qytetaret e Kosovës, politikanet si Kurti që nuk luajtën rol për lirinë, po dëmtojnë imazhin e shtetit të lirë, demokratik, sovran të Kosovës - njëherë nuk certifikojnë ca subjekte politike për zgjedhje, pastaj detyrohen ta bëjnë - nuk eshte hera e parë që ky kryeministër që turpëron shtetin tonë para partnerëve ndërkombëtarë”, ka shkruar Tahiri.