Salah ka postuar një foto të re para pemës së Krishtlindjes, sulmohet me komente brutale

Mohamed Salah ka publikuar edhe këtë vit një foto familjare në festën e Krishtlindjeve.

Përkatësisht, ylli i Liverpoolit është fotografuar me gruan dhe vajzat e tij para pemës së Krishtlindjes.

Postimi i Salah me mbishkrimin “Gëzuar Krishtlindjet” gjeneroi më shumë se 50,000 komente dhe mbi 500,000 pëlqime në vetëm 30 minuta.

Mirëpo, shumë egjiptianë e kanë sulmuar 32-vjeçarin në komentet poshtë fotos, pasi Salah është i fesë islame dhe kanë shkruar se ka bërë haram.

“Kush po të detyron ta bësh këtë?”, “Fshije këtë Mo!”, “Kjo duhet të jetë pjesë e kontratës së tij…”, “Dreqin jo. Posto diçka për Palestinën”, “Vëlla, edhe bixhozi është më i pastër se kjo”, janë vetëm disa nga komentet e shumta negative.

Kujtojmë se Salah ka publikuar një foto në edicionin e Krishtlindjeve vitin e kaluar dhe shumë myslimanë e kanë sulmuar në komente futbollistin egjiptian.

Nga ana tjetër, ka nga ata që vlerësuan lëvizjen e Salahut dhe thanë se ai vetëm tregon se i respekton fetë e tjera. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Mohamed Salah (@mosalah)