Aksion për pastrimin e borës në Gjilan, Ibrahimi apelon qytetarët për kujdes dhe raportim të vështirësive në rrugë
Pas reshjeve të dendura të borës në qytetin e Gjilanit, kompania operative ka ndërmarrë aksionin për pastrimin e rrugëve, duke siguruar qarkullim më të lehtë dhe të sigurt për automjetet.
Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Gjilan, Kushtrim Ibrahimi, i cili ka njoftuar se të gjithë rrugët janë të kalueshme.
“Gjatë vizitave në teren të gjitha rrugët janë të kalushme, lusim qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe njëkohësisht të na njoftojn për vështërsit në rrugët ku ata hasin”, ka shkruar Ibrahimi.
Ai gjithashtu ka publikuar edhe fotografi nga terreni ku shihet se po bëhet pastrimi i rrugëve.