Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti në rrugën Pejë-Prishtinë
Tre persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Arlinda Rexhepi e cila tha se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet.
“Me datë 25.12.2024 rreth orës 13:30 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë një automjet dhe një autobus, si pasojë e këtij aksidenti nga njësitë policore raportohet për 3 persona të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për trajtim të rastit sipas procedurave përkatëse”, thuhet tutje në konfirmim.
Klankosova.tv raportoi më herët në lidhje me këtë rast, duke sjellur për lexuesit edhe pamje nga vendi i ngjarjes.