Igor Simiq lëndohet gjatë një feste në Zveçan, Policia jep detaje
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka pësuar lëndime në një festë në Zveçan.
Siç merr vesh Telegrafi, Simiqi kishte qenë i ftuar në një event të organizuar nga Reparti i Kardiologjisë dhe Internos i Spitalit në veri të Mitrovicës.
Simiqi ka pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast Telegrafi ka kontaktuar edhe me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Veton Elshani.
Elshani ka bërë të ditur se një person ka thyer një gotë, xhamat e së cilës e kanë lënduar një person tjetër.
Sipas tij, ende nuk ka rast të hapur, por, siç u shpreh Elshani, janë duke u marrë me intervistimin e personave të përfshirë.
“Sipas informacioneve që ne kemi, mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person.
Nuk kemi rast të hapur deri më tani dhe jemi duke u marrë me intervistim të personave të involvuar”, tha Elshani.