Rezultati i sondazhit me mbi 10 mijë votues, kushdo t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit?

Para pesë ditëve në gazetën “Zëri” në Facebook është hapur një sondazh për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në sondazhin e hapur më 21 dhjetor kanë marrë pjesë mbi 10 mijë përdorues të Facebook-ut, ndërsa kanë pasur mundësi të përgjigjen në pyetjen “Për cilën parti do të votonit nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel?”.

Rezultati:

LVV-ja, 5353 vota – 48%

PDK-ja, 3070 vota – 29%

LDK-ja, 2072 vota – 18%

AAK-ja & Nisma, 398 vota – 4%.