Haradinaj: Bashkatdhetarë, mirë se vini në atdhe dhe gëzuar festat e fundvitit!

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një videomesazhi ua ka uruar mirëseardhje dhe festat e fundvitit bashkatdhetarëve.

Haradinaj ka uruar edhe ata që nuk kanë arritur në vendlindje për këto festa, duke thënë se “jemi një”.

“Bashkatdhetarë, mirë se vini në atdhe dhe gëzuar festat e fundvitit. Shumë urime edhe për ju që nuk keni mundur të jeni në vendlindje për festat”, tha Haradinaj.