Reçica takon mikun e tij doktor në Ferizaj: Ka kontrolluar mbi një milion pacientë

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, i cili është në garë edhe për një mandat si deputet, duke bartur numrin 17 në listë, ka takuar mikun e tij, doktorin e njohur Agim Bytyçi.

Reçica e ka cilësuar si personalitet të jashtëzakonshëm dhe humanist të madh Bytyçin, për të cilin thotë se i shërben profesionit me përkushtim e profesionalizëm.

Sipas deputetit, doktori deri tani ka kontrolluar mbi një milion pacientë.

“Kënaqësi e veçantë të takoj doktorin më të shquar dhe më të njohur të Ferizajt e të mbarë Kosovës, mikun tim dhe të familjes, Dr. Agim Bytyçi. Një personalitet i jashtëzakonshëm, një humanist i madh, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe zemërgjerësi ka pritur dhe kontrolluar mbi 1 milion pacientë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shëndetin dhe jetët e shumë njerëzve. Respekti dhe mirënjohja për figurën e tij janë të veçanta, pasi ai përfaqëson shembullin më të mirë të një mjeku dhe njeriu të përkushtuar ndaj misionit fisnik të shërbimit ndaj të tjerëve”, ka shkruar Reçica. /Zëri