Ejupi për Monografinë e FC Prishtina: Një moment historik për sportin dhe kulturën tonë

Klubi futbollistik Prishtina, ka promovuar dje Monografinë e cila është një histori 100 vjeçare e klubit të kryeqytetit.

Ish-kryetari dhe tani në President i Nderit të FC Prishtina, Remzi Ejupi e ka cilësuar këtë si një moment historik për sportin dhe kulturën tonë.

Ai the se kjo Monografi e cila është e para e këtij lloji në Kosovës për një klub futbolli, dokumenton njëqind vite të përkushtimit, sakrificave dhe sukseseve të Klubit të Kryeqytetit

“Kjo Monografi, e para e këtij lloji në Kosovë për një klub futbolli, dokumenton njëqind vite të përkushtimit, sakrificave dhe sukseseve të Klubit të Kryeqytetit. FC Prishtina, pavarësisht sfidave të shumta ekonomike dhe pengesave nga regjimet diktatoriale, mbeti gjithmonë simbol i rezistencës, përkushtimit dhe burim frymëzimi për rininë shqiptare”.

“Para disa vitesh, me një vendim të përbashkët, ne, aksionarët e FC “Prishtina,” vendosëm të ndërmarrim një iniciativë ambicioze për të përjetësuar këtë histori të lavdishme në një monografi. Qëllimi ishte i qartë: të mos harrojmë asnjë kontribut, sado i vogël, të secilit individ që ka dhënë djersën dhe zemrën për këtë klub”, ka shkruar Ejupi.

Ai ka falënderuar autorin e Monografisë, Mr.sc. Esad Rexhep Ejupi, për përkushtimin e tij në ruajtjen e kësaj trashëgimie të çmuar.

Po ashtu Ejupi përmendi dhe falenderoi të pranishmit që ishin që nderuan këtë ceremoni me pjesëmarrjen e tyre, veçanërisht Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti; Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla; Ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci; Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama; Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi; Zëvendësministren e Kulturës, znj. Daulina Osmani; deputetin z. Nait Hasani; figurat e njohura si z. Ragip Xhaka; deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës; sportistët e shquar si Luan Krasniqi dhe Agim Kasapolli; si dhe punëtorët sportivë, gjyqtarët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të çmuar për sportin dhe FC Prishtina ndër vite.

Shkrimi i plotë i Ejupit:

Një moment historik për sportin dhe kulturën tonë!

Si ish-kryetar dhe tani në cilësinë e Presidentit të Nderit të FC Prishtina, pata kënaqësinë dhe privilegjin të marr pjesë në promovimin e Monografisë së klubit, që shënon një shekull të historisë së lavdishme të FC Prishtina.

Kjo Monografi, e para e këtij lloji në Kosovë për një klub futbolli, dokumenton njëqind vite të përkushtimit, sakrificave dhe sukseseve të Klubit të Kryeqytetit. FC Prishtina, pavarësisht sfidave të shumta ekonomike dhe pengesave nga regjimet diktatoriale, mbeti gjithmonë simbol i rezistencës, përkushtimit dhe burim frymëzimi për rininë shqiptare.

Para disa vitesh, me një vendim të përbashkët, ne, aksionarët e FC “Prishtina,” vendosëm të ndërmarrim një iniciativë ambicioze për të përjetësuar këtë histori të lavdishme në një monografi. Qëllimi ishte i qartë: të mos harrojmë asnjë kontribut, sado i vogël, të secilit individ që ka dhënë djersën dhe zemrën për këtë klub.

Rezultati i kësaj pune të palodhur është para jush – një monografi e jashtëzakonshme, një libër me mbi 900 faqe që nuk përmban vetëm shifra e fotografi, por shpirtin dhe historinë e një shekulli futbolli. Ky libër është një thesar i vërtetë për sportin dhe kulturën tonë.

Një falënderim i veçantë për autorin e Monografisë, Mr.sc. Esad Rexhep Ejupi, për përkushtimin e tij në ruajtjen e kësaj trashëgimie të çmuar.

Gjithashtu, falënderoj të gjithë të pranishmit që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre, veçanërisht Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti; Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla; Ministrin e Bujqësisë, z. Faton Peci; Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama; Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi; Zëvendësministren e Kulturës, znj. Daulina Osmani; deputetin z. Nait Hasani; figurat e njohura si z. Ragip Xhaka; deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës; sportistët e shquar si Luan Krasniqi dhe Agim Kasapolli; si dhe punëtorët sportivë, gjyqtarët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut të çmuar për sportin dhe FC Prishtina ndër vite.

Ky promovim dhe jubile njëqindvjeçar është një moment krenarie dhe frymëzimi për brezat e ardhshëm, një dëshmi e rëndësisë së sportit në kulturën dhe identitetin tonë kombëtar.

Urime të gjithëve dhe suksese të mëtejshme për FC Prishtina!