PZAP-i e konfirmon që kanë pranuar ankesë nga Lista Serbe
Lista Serbe është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka bërë të ditur se ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe lidhur me procesin zgjedhor.
Ankesa është dorëzuar sot për shqyrtim në PZAP, i cili do të vendosë në përputhje me afatet ligjore.
“Ju njoftojmë se kemi pranuar një ankesë nga subjekti politik Lista Serbe dhe PZAP-i brenda afatit ligjor do të vendosë”, ka thënë PZAP-i për RTV21.
Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që mbahen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
Lista Serbe ka bërë të ditur më parë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një bojkoti dyvjeçar të proceseve politike në Kosovë.
Përveç Listës Serbe, për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit janë regjistruar edhe pesë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Demokracia Serbe, Lëvizja Kombëtare Serbe për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Partia e Serbëve të Kosovës dhe Nisma Qytetare për Drejtësi Popullore.