Vëlla e motër e raportojnë prindin në Polici për dhunë në familje
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, vëlla e motër kanë raportuar se pas një mosmarrëveshjeje janë sulmuar nga prindi i tyre, transmeton Zeri.info.
“Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri