Policia, apel për kujdes në komunikacion pas reshjeve të borës

Kosova është zgjuar sot me reshje bore, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Policia ka apeluar te shoferët për kujdes, duke përshtatur shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës.

“Duke u bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve, si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e Policisë. /Zëri