Interi merr një fitore komode ndaj Comos, mbetet në luftë për kreun e renditjes
Interi ka shënuar fitore ndaj Comos me rezultat 2-0 për të vazhduar të mbetet në garë për titullin e kampionit.
Pas një pjesë të parë me pak raste, pjesa e dytë nisi me gol nga favoriti.
Zhvillohej minuta e 48-të, kur Hakan Calhanoglu asistoi te Carlos Agusto i cili shënoi për 1-0.
Nico Paz ishte afër golit, por Yann Sommer bëri një pritje shumë të mirë.
Interi e shënoi golin e sigurisë në kihën shtesë, me Marcus Thuram që gjeti rrjetën për 2-0.
Me këtë fitore, Interi mbetet në luftë për kreun, ku tani me 37 pikë mban vendin e tretë, me tri pikë më pak se Atalanta, por që kampioni aktual ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/