Për 100-vjetorin e FC Prishtinës, Arbon Desku: E uroj nga zemra klubin e madh dhe me traditë të pasur

Klubi I Futbollit, FC Prishtina në mbrëmjen e sontme (e hënë) ka bërë promovimin e monografisë së parë kushtuar 100-vjetorit të themelimit të klubit.

Për 100-vjetorin e themelimit të klubit, afaristi i shquar në sport, Arbon Desku ka uruar klubin.

"Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë të Klubit të Futbollit Prishtina,

Nga zemra ju uroj 100-vjetorin e këtij klubi të madh dhe me traditë të pasur. Është një arritje e jashtëzakonshme dhe një moment krenarie për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e historisë dhe suksesit të tij.

Fatkeqësisht, për shkak të angazhimeve në Gjermani, nuk pata mundësi të jem fizikisht pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, por mendja dhe zemra ime janë me ju.

Urime për këtë përvjetor dhe suksese të mëtejshme në çdo hap të ardhshëm!

Me respekt,

Arbon Desku", ka thënë ai.