Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Ushtarët e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit KFOR, kanë kryer sot një stërvitje të përbashkët evakuimi.
Ata këtë e bënë duke operuar në skenarë të kontrollit të turmave, lirisë së lëvizjes dhe operacioneve për sigurimin e objekteve të ndjeshme, të gjitha të orientuara në ruajtjen e një niveli të lartë gatishmërie
“Në veçanti, gjatë kësaj stërvitjeje, u dislokuan asetet italiane nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndim në Deçan, duke simuluar një skenar ndërhyrjeje të QRF (Forca e Reagimit të Shpejtë) për të evakuuar një Ekip Lidhës dhe Monitorimi italian (LMT)”, thuhet në njoftim.