Adele dhe Rich Paul shijojnë një darkë romantike, përpara martesës dhe ardhjes së fëmijës së parë

Adele dhe i fejuari i saj, Rich Paul, kaluan një mbrëmje të paharrueshme bashkë, duke shijuar një darkë romantike në West Hollywood të premten e kaluar.

Këngëtarja 36-vjeçare dhe CEO i KLUTCH Sports Group, Rich Paul, festuan së bashku, pasi ai festoi 43-vjetorin e lindjes një javë më parë.

Adele dhe Rich filluan lidhjen e tyre publikisht në shtator të vitit 2021, dhe pas disa momentesh të rëndësishme, ata bëhen gjithnjë e më të afërt, shkruan DailyMail.

Në gusht 2022, ata blenë një shtëpi në Beverly Hills dhe, që nga shtatori 2023, Adele ka filluar ta quajë Rich-in ‘burrin’ e saj. Sipas raporteve, Rich e ka propozuar për martesë këngëtaren më 18 korrik me një unazë prej katër karatësh diamanti, dhe ajo e ka konfirmuar fejesën gjatë koncertit të saj në Mynih më 9 gusht.

Për mbrëmjen romantike të së premtes, Adele ka zgjedhur një look elegant me një bluzë të bardhë dhe një pelerine të zezë me kapuç, ndërsa mbante një çantë të zezë dhe bizhuteri floriri. Ndërsa Rich u shfaq me një kostum sportiv bardh e zi, duke u dukur i relaksuar dhe i ngjashëm me stilin e tij të zakonshëm.

Në një moment shumë të veçantë, Adele ka ndarë planet e saj për të ardhmen, duke treguar dëshirën për të pasur një fëmijë me Rich, dhe ka shpallur se dëshiron një vajzë, pasi tashmë ka një djalë, Angelo James Konecki, nga martesa e saj e kaluar me Simon Konecki.

Këngëtarja ka thënë se e imagjinon vajzën e saj si një “mbretëreshë të vogël”, dhe se ajo do të jetë një grua shumë e fortë.

Gjatë performancës së saj më 23 nëntor në Las Vegas, Adele u shpreh falënderuese ndaj Rich për mbështetjen që i ka dhënë gjatë gjithë karrierës së saj.

“Faleminderit që më keni rritur dhe më keni bërë të ndihem se mund të bëj gjithçka”, tha ajo, duke përmendur dhe djalin e saj 12-vjeçar, Angelo, për të cilin kishte marrë vendimin të qëndronte në Las Vegas për të ruajtur jetën e tij normale, pavarësisht angazhimeve të saj profesionale. /telegrafi