Gjiganti evropian aktivizon klauzolën e Nico Williamsit

Nico Williams duket se do të largohet nga Athletic Bilbao gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi spanjoll ishte ndër futbollistët më të kërkuar në verë, por vendosi të qëndrojë te klubi i tij për të luajtur në garat evropiane.

Megjithatë pritet një tjetër garë e madhe mes klubeve të mëdha evropiane për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë.

Paris Saint-Germain ka bërë një hap të madh për të siguruar të ardhmen e sulmuesit spanjoll, duke aktivizuar klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh.

Luis Enrique ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron me çdo kusht transferimin e Nico Williams.

Kjo ka bërë që PSG-ja të aktivizojë klauzolën e lojtarit, megjithatë duhet presë edhe pak për transferimin e tij.

Çështja është se edhe klubet angleze si Chelsea, Liverpool e Arsenal janë gati ta paguajnë klauzolën e tij dhe në fund do të mbetet në dorën e Nico Williams për ta zgjedhur klubin ku do ta vazhdojë karrierën.

22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 23 ndeshje në të gjitha garat duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë. /telegrafi